Në ndeshjen e hokejit mbi akull në mes të Pantherns dhe Senators të cilën e fituan të parët me rezultatin 2:1, më së keqi e ka pësuat lojtari Jaromir Jagr.
Ai është goditur nga kundërshtari me shkop, ndërsa ka mbetur me katër dhëmbët e thyer.
Vet ky më pas ka postuar në rrjetin social Twitter ku është tallur duke kërkuar nga Babadimri që t’ia sjell katër dhëmbët e humbur për Krishtlindje.
“Do të mësohem tash se si të ha, së paku nuk do të mund të shtoj peshë kështu”, ka thënë Jagr.
E hokeisti i Senators, Chaisson që ka goditur Jagr ka kërkuar falje për gjestin e tij duke thënë se nuk ka qenë aspak i qëllimshëm dhe Jagr e ka përshkruar si një legjendë.
Të dy këta tre vite më parë kanë qenë bashkëlojtar në Dallas Stars, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=-YGNtuywgV8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.