Lojtarja serbe e volejbollit, Sanja Djurdjevic, është pezulluar për dy ndeshje pasi ajo u kap nga kamerat duke shtrirë qepallat, gjest ky i cili po konsiderohet racist i përdorur për të tallur njerëzit me trashëgimi aziatike. Kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare midis Serbisë dhe Tajlandës.
Sanja Djurdjevic shkeli rregullat disiplinore të sportit, derisa përveç pezullimit organi i pavarur i cili është përgjegjës për vendosjen e sanksioneve disiplinore brenda garave të FIVB, që e gjobiti Federatën e Volejbollit të Serbisë me 22 mijë dollarë.
Këto para FIVB do t’i dhurojë për një kauzë kushtuar trajtimit të sjelljes diskriminuese për të financuar programe edukative mbi ndjeshmërinë kulturore, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Djurdjevic kërkoi falje publikisht për veprimet e saj.
"Unë jam e vetëdijshme për gabimin tim dhe menjëherë pas ndeshjes i kërkova falje të gjithë ekipit të Tajlandës .Unë vetëm doja t'u drejtohem shokëve të mi të skuadrës me mesazhin, tani ne do të fillojmë të luajmë mbrojtje si ata, nuk doja të mos respektoja askënd", shkroi ajo.
Gjithashtu edhe Federata e Volejbollit të Serbisë bëri një kërkimfalje publike në Facebook.
“Sanja është në dijeni të gabimit të saj dhe ajo menjëherë i kërkoi falje të gjithë ekipi i Tajlandës. Ajo nuk nënkuptonte ndonjë mosrespekt. Sigurisht, ishte për të ardhur keq. E gjitha përfundoi si një keqkuptim i thjeshtë, në një atmosferë miqësore midis lojtarëve të dy ekipeve", thuhet në deklaratën e tyre.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.