Vendi i njohur si “Kodra e Cërnushës” nga Mitrovicë është përfshirë nga zjarri të shtunën pasdite, që ka bërë që një pjesë e madhe e pyllit të bëhej shkrumb e hi.
Terreni malor, ua vështirësoi zjarrfikësve mitrovicas mbërritjen për lokalizim të flakëve.
Megjithatë, atyre iu bashkua edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë, e një ekip e KFOR-it, që me helikopter arritën në pika të pakapshme.
Në këtë përballje afro 24 orëshe, asistuan edhe kolegët e tyre nga Vushtrria.
Të dielën flakët veçse ishin shuar, përjashtim në dy zona goxha të thella.
https://www.youtube.com/watch?v=qcFc9v1zEFc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.