Londra do të testojë një teknologji të re që mund të kufizojë shpejtësinë e autobusëve, për të rritur kështu sigurinë në rrugë. Quhet Intelligent Speed Application (ISA) dhe përdor teknologjinë GPS të instaluar në autobusë.
Ai monitoron pozicionet e mjeteve në një hartë digjitale, e cila shfaq limitin e shpejtësisë në rrugët që drejtuesit po udhëtojnë dhe detyron mekanizmin e makinës të ecë me shpejtësinë e lejuar.
Më shumë se 1,800 njerëz janë vrarë ose plagosur nga autobusët e Londrës këto pesë vitet e fundit. Shërbimi i Transporteve në Londër do të instalojë sistemin ISA tek 47 autobusë duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Sistemi do të lejojë drejtuesit të fokusohen tek rruga në vend që të kontrollojnë vazhdimisht matësin e shpejtësisë. Ky sistem është mirëpritur edhe nga këmbësorët.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.