Yamaha blindon Jorge Lorenzon deri në vitin 2016.
Gjatë ditëve të shkuara qarkulluan zëra për një afrim të mundshëm të dy herë kampionit të botës me Ducatin, por drejtori i përgjithshëm i Yamahas, Lin Jarvis konfirmon se skuadra japoneze do ta mbajë spanjollin nga Mallorca deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Deklarata e menaxherit holandez mbyllin çdo dritare për një largim të mundshëm të Lorenzos në fund të këtij viti.
Vetë piloti ka shprehur dëshirën për të mos ndryshuar skuadër, ndërsa kanë nisur bisedimet për të finalizuar kontratën e re dhe kjo e mbyll sërish dritaren pasi një transferim i mundshëm te Ducati mund të çelte zyrtarisht vallen e merkatos.
Një lëvizje kjo që do ta ruajë të pandryshuar tablonë aktuale deri në fund të sezonit të artdhshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.