Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian "Lisbonë 2021".
Ajo pësoi humbje në luftën për medalje të bronztë nga francezja, Estelle Posvite, kategoria -78 kilogramë, njofton Klan Kosova.
Ekipi Olimpik i Kosovës e mbyll Evropianin me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë ata të cilët u shpallën kapionë në këtë garë në dy kategori të ndryshme.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.