Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi, në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Xhudistja kosovare pësoi në duelin e dytë nga austriakja, Michaela Polleres, pas vazhdimeve me Ippon.
Ndërsa në duelin e saj të parë, Kuka ishte më e mirë se kundërshtarja holandeze, Sanne Vermeer.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.