Xhudistja nga Kosova ka triumfuar përballë ruses Aleksandra Rabintseva dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.
Në gjysmëfinale, në kategorinë -78 kilogramë, Loriana do të përballet me Natalie Poëel, e cila e përfaqëson Britaninë e Madhe, njofton Klan Kosova.
“Loriana Kuka ka kaluar edhe pengesën e dytë, duke mposhtur rusen Aleksandra Rabintseva në çerekfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit”.
“I urojmë suksese Lorianës në gjysmëfinale ndaj Natalie Poëel të Britanisë së Madhe, kategoria -78 kg”, shkruan në faqen e KOK-ut në Facebook.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.