Loriana Kuka ka nisur me fitore rrugën drejt medaljeve në Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv.
Kuka mposhti me ippon garuesen holandeze Ilona Lucassen në raundin e dytë të garave deri në 78 kilogramë, pasi në të parin ajo ishte e lirë.Në çerekfinale ajo do të përballet me rusen Babintseva, njofton Klan Kosova.
Dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen e Artë në Tel Aviv për kategorinë deri në 52 kilogramë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.