Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Medalistja e bronztë botërore shënoi dy fitore në kategorinë -78 kilogramë, njofton Klan Kosova.
Loriana mposhti Nodira Yuldasheva (Uzbekistan) dhe Fei Chen (Kinë). Në çerekfinale përballet me Natalie Powell nga Britania e Madhe.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.