Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur që ta sigurojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019”.
Ajo e siguroi këtë titull duke e mposhtur kundërshtaren sllovene, Klara Apotekar, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Loriana Kuka pësoi disfatë në çerekfinale kundër brazilianes Mayra Aguilar, duke bërë kështu që t’u japë fund shpresave për medalje të artë ose të argjendtë dhe t’i futet garës për të bronztën.
Kjo është medalja e tretë e siguruar nga sportistët kosovarë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019”, pasi që medalje të ngjashme kanë marrë edhe Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.