Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e ka përgëzuar pilotin shqiptar, Lirim Zendeli, për triumfin në garën e Belgjikës në Formula 3.
“Është fitore”, ka shkruar Cana në postimin e tij, duke e shoqëruar me një imazh të 20 vjeçarit nga Shkupi, njofton Klan Kosova.
https://www.facebook.com/lorikcana5/photos/a.1428330940815957/2688291984819840/?type=3
Kujtojmë se Zendeli është bërë piloti i parë shqiptar që ka fituar një garë në Formula 3.
Kjo është fitorja e parë për 20 vjeçarin, kurse Belgjika ishte gara e shtatë sivjet në këtë kategori, e cila ishte e transmetuar direkt në platformën Artmotion.
klankosova.tv
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.