Një adoleshent ka mbetur i vdekur pasi që është shtënë mbi të, ngaqë ky i fundit është futur në një shtëpi përderisa ka qenë duke luajtur lojën Pokemon Go.
Jerson Lopez de Leon, 18 vjeçar, nga Guatemala, raportohet të ketë qenë duke luajtur lojën në fjalë me kushëririn e tij Daniel Moises Picen, 17 vjeç, kur kanë vendosur që të futen në një shtëpi në Chiquimula për të kapur kafshën virtuale.
Policia ka deklaruar që janë në kërkim të pronarëve të një kamioni që është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raporteve lokale, ky rast shënon vdekjen e parë të shkaktuar nga loja shumë e popullarizuar Pokemon Go.
Pokemon Go, është debatuar shumë për shkak të formës se si luhet. Koncepti i kësaj loje është që ju i gjeni kafshët virtuale në vendet reale dhe duhet që ti kapni ato.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.