Një strehë e kafshëve belge ka marrë dy luanë të rinj të evakuuar nga Ukraina, për të cilët thuhet se trupat ruse i kishin kërcënuar se do të qëllonin.
Luanët binjakë Tsar dhe Jamil, të lindur në janar të vitit 2021, do të transferoheshin në Belgjikë në maj pasi autoritetet ukrainase i kapën pronarët që i kishin keqtrajtuar.
Sidoqoftë, sulmet e Ukrainës nga Rusia nënkuptonin që transferimi duhej të ndodhte menjëherë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Biologu, Frederik Thoelen që ka punuar në strehën belge që nga viti 2007, tregoi udhëtimin e vështirë pesë ditor të luanëve nga Kievi.
“Ushtria ruse, ata i drejtuan armët nga ta. Ata kërcënuan se do të vrisnin kafshët. Kujdestarët thanë: "Jo, ato janë kafshët tona". Nëse prekni kafshët, së pari duhet të na prekni ne”, tha Thoelen për Reuters.
Në linkun e mëposhtëm mund t'i shihni pamjet e luanëve binjakë:
https://www.reuters.com/world/europe/twin-lions-fleeing-ukraine-war-arrive-belgian-refuge-2022-03-09/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.