Një vizitor në një plazh në Kaliforninë jugore ka kapur video të frekuentuesve të plazhit duke ikur në panik, pasi dy luanë deti u turrën drejt tyre në mënyrë agresive - por një ekspert tha se kafshët mund të mos kenë qenë fare të shqetësuar me njerëzit.
Charlianne Yeyna, e cila postoi videon tashmë virale në TikTok, tha se ndjekja filloi kur një grua u përpoq të bënte një foto te luani i detit, që ishte duke fjetur.
“Luanët e detit po flinin dhe ishin masivë në plazh. Gruaja iu afrua shumë, si 1 metër larg, dhe po përpiqej të bënte një foto të tij nga afër, por kafsha u zgjua dhe filloi t'i ndiqte të gjithë", tha Yeyna për NBC San Diego, transmeton Klan Kosova.
Luanët e detit u kthyen përfundimisht në ujë dhe notuan pa shkaktuar ndonjë lëndim serioz.
Një zëdhënës i Sea World San Diego shqyrtoi pamjet dhe tha se kafshët mund të mos i kishin ndjekur qëllimisht njerëzit. Përfaqësuesi tha se luani i parë i detit mund të ketë qenë thjesht duke ikur nga i dyti.
https://www.youtube.com/watch?v=TxgB7DYKEoY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.