Një gjë që të gjithë e dinë e tha dje zëvendëskryeministri në një paraqitje para mediave.
“Pas të hënës, vjen e marta…”.
Ai këtë e tha në formë ironie ndaj gazetarëve që po e bombardonin me pyetje se çfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit.
Në fakt, përplasjet me njerëzit e mediave Besnik Bislimi nuk i ka sefte.
“Unë mendoj që niveli juaj duhet të jetë përtej këtyre pyetjeve banale”, ishte përgjigja që kishte dhënë ai kur ishte pyetur nëse ka fjetur, një ditë pasi shefi i tij, Albin Kurti, tha se çështja e rrymës në veri të vendit po e lë pa gjumë zëvendësin e tij.
“Kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi, sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes”, kishte deklaruar shefi i qeverisë në një konferencë më 17 korrik të këtij viti.
E krejt këtë muhabet të pagjumësisë, Bislimi e kishte nisur vet e qysh para se të bëhej numri dy i Qeverisë.
Rreth dy muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit të 2021-ës, ai thoshte se s’po mund ta bëjë gjumin rehat duke e parë mbështetjen e madhe qytetare për Vetëvendosjen.
Zëvendëskryeminstri me profesion ekonomist, që njihet për deklaratat e tij aspak të zakonta e shpesh herë edhe arrogante, sigurisht do të mbahet mend edhe për shpjegimin e tij se çka është paga.
“Paga s’është loto, me hapë smok, me kqyr a ka dalë paga aty. Është njëfarë analize që i paraprin”.
https://www.youtube.com/watch?v=gb9pFToY8cE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.