Lajmet e fundit

Një historik i shkurtër
“Black Friday” është një emër joformal për të premten pas “Ditës së Falënderimeve” në Shtetet e Bashkaura të Amerikës”, të cilat festohen të enjten e katërt të nëntorit.
E Premtja e Zezë është konsideruar si fillimi i sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve të Amerikës që nga viti 1952, edhe pse termi “Black Friday” nuk u përdor gjerësisht deri dekadat e fundit.
Shumë dyqane promovojnë produktet e tyre për këtë ditë dhe hapen shumë herët si në mesnatë ose mund të fillojnë me shitjet e tyre edhe gjatë “Ditës së Falënderimeve”.
“Black Friday” nuk është një festë zyrtare, por në Kaliforni dhe disa shtete të tjera e kanë vendosur si “Dita pas Falënderimeve” si një festë për punonjësit e qeverisë shtetërore, nganjëherë në vend të një festë tjetër federale, të tilla si Dita e Kolombos. Kjo e bën si një fundjave katër-ditore duke rritur kështu edhe numrin e blerësve potencialë.
Në këtë ditë edhe shpenzimet janë shumë të mëdha. Në vitin 2014, vëllimi i shpenzimeve në të Premten e Zezë ishte 50.9 miliardë dollarë që shpenzuan gjatë fundjavës së 4-ditore të premten.
Më poshtë ju sjellim disa nga videot e këtij kaosi që sjell e “Premtja e Zezë”:
https://www.youtube.com/watch?v=8wzuDHiQ5NU&app=desktop&fbclid=IwAR1gCyBMpmZ9_vNRMg_zUEQYwoJEMvd0F0b167u3gl2IPfuvGvlGcRASxQo
https://www.youtube.com/watch?v=MmAAiMF7h6A&app=desktop&fbclid=IwAR21AItJ1KEmWbYQjGuVUTy96m01i3SZILeoVR4aR31EdaGo9Luh4lnL0A4
https://www.youtube.com/watch?v=pQ8RPijAIeg&app=desktop&fbclid=IwAR1gCyBMpmZ9_vNRMg_zUEQYwoJEMvd0F0b167u3gl2IPfuvGvlGcRASxQo
https://www.youtube.com/watch?v=EF8n2oKajek
