Ambasada e Francës dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë edhe këtë vit memorizuan armëpushimin e 11 nëntorit të 1918-ës, që i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Mirëpo më 7 tetor filloi konflikti Izrael-Palestinë, që s'kishte si të mos diskutohej në këtë ngjarje.
“E riafirmojmë të drejtën e Izraelit të mbrojë popullin e tij, po ashtu që civilët palestinezë nuk duhet të ndëshkohen për krimet e Hamasit”, deklaroi Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, njofton Klan Kosova.
Për shembullin se pajtimi është i mundur midis ish-armiqve historikë, si në rastin e franko-gjermanëve, foli edhe i dërguari i Berlinit në Prishtinë, Jorn Rohde. Duke kujtuar viktimat ukrainase të këtij konflikti, Serhii Shevchenko, gazetar nga po ky shtet, i përmendi edhe të rënët e luftës aktuale me Rusinë.
Në këtë organizim u kujtuan edhe 3 ushtarë francezë që vdiqën sivjet në Irak, gjatë një sulmi terrorist.
https://www.youtube.com/watch?v=vH8GGimu_jc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.