Në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas, Floyd Mayweather ka mposhtur irlandezin Conor McGregor.
Meçi i cili cilësohej në mbarë botën si ''Lufta e Shekullit'' u fitua nga Mayëeather, ku pasoi nokaut ndaj McGregor në raundin e 10-të pas vendimit të gjyqtarit, transmeton Klan Kosova.
McGregor filloi ndeshjen me disponim më të mirë, që e bënte dominues në tri raundet e para. Por, Mayweather e rimori vetën duke treguar pse konsiderohet njëri nga boksierët më të mirë të historisë së botës.
Me këtë fitore ndaj McGregor, amerikani arrin rekordin prej 50 ndeshjeve pa humbje në boksin profesionist.
https://www.youtube.com/watch?v=rg7dxFpkElc
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.