Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të martën bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrianë.
Ky udhëtim u bë në kohën kur Gjermania u zotua për një kontingjent të ri armësh, për shtetin që po lufton qe 11 muaj me njërën nga ushtritë më të forta në botë.
Gjermanja u takua fillimisht me homologun e saj Dimtri Kuleba, e më pas pa zonat e shkatërruara nga raketat ruse, përfshirë një spital fëmijësh në Kharkiv.
Shteti i Baerbock e ka furnizuar nikoqirin me bateri raketash "Patriot" të cilat Ukraina edhe me ndihmat amerikane do të nis t'i përdorë kundër Rusisë nga java e ardhshme.
Këto po shihen si shpresë për ukrainasit të cilët në katër ditët e fundit panë trupat ruse dhe grupin mercenar Wagner të cilët bënë përparime në luftime në Soledar të Bakhmutit.
Kjo zonë sipas inteligjencës britanike u bë një betejë e përgjakshme ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Kontrolli i këtij vendi, i cili kishte një popullsi prej rreth 10 mijë para luftës, është mundësi për kapjen e gjithë Bakhmutit dhe vlera e tij strategjike është e madhe. Kjo pasi themeluesi i grupit Qagner dëshiron kontrollin e minierave të mëdha të kripës dhe gipsit në këtë zonë, teksa synon të bllokojë edhe furnizimet për forcat ukrainase.
https://www.youtube.com/watch?v=eIVDjayT8wo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.