Aktori Robert De Niro ka folur për pushtimin rus të Ukrainës kur u shfaq para studentëve në Universitetin e Kembrixhit.
Ai udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar nga Nju Jorku të shtunën pasi ra dakord të fliste në Unionin e Kembrixhit të dielën, transmeton Klankosova.tv.
Ai foli për karrierën e tij të aktrimit, por kur u pyet për pikëpamjet e tij për Ukrainën, ai tha: “Duhet të ngrihesh dhe të thuash ‘nuk mund ta bësh këtë, është gabim’. Duhet të bëjmë diçka për të ndaluar këtë lloj agresioni”.
Vizita e aktorit fitues të Oskarit në Kembrixh pa radhë njerëzish që dyndeshin drejt qendrës së qytetit duke shpresuar ta takonin atë.
“Ka gjëra që po ndodhin në botë, që nëse keni një zë dhe shihni se çfarë po ndodh, keni të drejtë të thoni diçka për të. Duhet. Duhet ta bëni”, tha De Niro pasi u pyet për pushtimin rus të Ukrainës nga Rusia.
“Është kaq e thjeshtë. Nuk ka të bëjë as me demokracinë, ka të bëjë me të drejtën dhe të gabuarën - të vërtetën”. “Ne duhet të bëjmë diçka për të ndaluar këtë lloj agresioni. Një demokraci është rruga që ne duhet të shkojmë në mënyrë që ta mbajmë këtë botë të arsyeshme dhe në nivel”.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.