Ekipet e Imunizimit, të cilët janë të angazhuar për gjashtë muaj nga Ministria e Shëndetësisë, nuk janë paguar gati për 8 javë.
Mantelbardhët thonë se arsyet ende nuk i kanë kuptuar për këto vonesa, mirëpo të njëjtit paralajmërojnë edhe bojkot të punës, nëse kjo situatë vazhdon kështu.
E, që dy muaj pa rroga janë edhe punonjësit tjerë të stafit mbështetës në ShSKUK, të rekrutuar nga MSh-ja në luftën ndaj pandemisë.
Megjithëkëtë nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë thonë se janë duke u munduar për të bërë zgjidhje, ani pse arsyet nuk u bën të ditura për këto vonesa.
Televizioni këtë çështje e ka adresuar edhe te MF dhe ZKM, por pa asnjë përgjigje deri më tani.
https://www.youtube.com/watch?v=LSt4zatEvY0
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.