Justin Thornton ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga një nokaut në një luftë më 20 gusht.
Presidenti i BKFC David Feldman, të hënën e ka konfirmuar vdekjen e luftëtarit të MMA.
"Këtë mëngjes ne morëm lajmin e trishtë për vdekjen e një prej luftëtarëve tanë, Justin Thornton, i cili konkurroi në BKFC-20 më 20 gusht 2021. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të komunitetit të sporteve luftarake në dërgimin e ngushëllimeve tona më të thella familjes dhe të dashurve të tij”.
38 vjeçari luftoi me Dillon Cleckler në një ndeshje të peshave të rënda në BKFC 20 në Biloxi, Miss.
Cleckler e goditi atë me dorën e djathtë dhe Thornton ra në dysheme me fytyrë vetëm 18 sekonda pasi kishte nisur meçi.
Justin Thornton u nxor jashtë ringut me një barelë dhe thuhet se ishte shtruar në spital.
Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk dihet.
This will catch a lot of flack due to the lack of gloves…
What stands out to me is why is an 8-16 fighter who hasn’t won since 2016…fighting a guy who is 11-1…
Shtty matchmaking!??♂️??♂️??♂️
Rip Justin Thornton https://t.co/h7u171JDDu
— Calder McColl (@calder_mccoll) October 4, 2021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.