Janë komunitete pakicë në dy shtete të ndryshme, por hallet i kanë të njëjta. Si shqiptarët në Luginën e Preshevës, ashtu edhe serbët në veri të Kosovës, ndër problemet kryesore i kanë mungesën e zhvillimit ekonomik, papunësinë dhe migrimin e qytetarëve. Megjithatë kaq të njëjta nuk i kanë edhe qëndrimet sa i takon besimit në institucione.
“Sa i përket qytetarëve të anketuar në veri të Kosovës, Qeverisë së Kosovës i besojnë 1.2 %, derisa qeverisë së Serbisë i besojnë 21/8%” tha Agon Islami, koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc.
Derisa qytetarët e Luginës me mbi 65% e zgjedhin Qeverinë e Kosovës para asaj serbe me 8.3%. Hulumtimi nxjerr në pah se shqiptarët e Luginës në përqindje të lartë i besojnë ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, ndërsa serbët e Kosovës OKB-së dhe Rusisë.
Luginasit ndërkaq besojnë se për marrëveshje finale Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës, e veriorët status quon e shohin si zgjidhjen më të mirë.
Të dhënat u bënë të ditura nga hulumtimi i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe Ojq Aktiv në Mitrovicën e Veriut.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=79g38f25wp8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.