Luiza Gega ka arritur që të kualifikohet në garën finale të atletikës me distancë 1500 metra në Europianin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd.
Sportistja shqiptare mori vendin e dytë në provën kualifikuese. Luiza Gega garoi në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 1500 metrave duke përmbushur objektivin për kalimin në garën e fundit. Finalja e shumëpritur e atletikës për shqiptaren Gega, do të jetë mbrëmjen sotme në Beograd.
Ndërkohë Izmir Smaljaj bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në arenën europiane. Atleti shqiptar u rikthye në Beograd ku përpara pak ditësh u shpall kampion i Ballkanit për të marrë pjesë në Europianin e sallave të mbyllura duke arritur të kualifikohet për në finalen e evenimentit.
Norma e kualifikimit për në finalen e kërcimit së gjati në këtë Europian ishte 7.90 metra dhe Smajlaj e kaloi me sukses provën e tij duke kërcyer 7.98 për të barazuar rekordin kombëtar.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.