Luiza Gega e ka nisur vitin 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi vazhdon të fitojë medalje në mitingje të ndryshme të Europës.
Suksesi i fundit erdhi sot në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë, ku atletja fitoimedaljen e artë në garën e 1500 metrave.
28-vjeçarja dibrane regjistroi kohën 4:06:65, që është edhe një rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Gega e përmirësoi me 24 të qindtat rekordin e mëparshëm kombëtar, të cilin e mbante po vetë.
Kjo është medalja e tretë në po kaq turne ku vrapuesja kuqezi ka marrë pjesë prej fillimit të këtij viti. Fillimisht Gega doli e treta në Paris, ku me kohën e regjistruar theu rekordin kombëtar të garës së 3000 metrave për salla të mbyllura që rezistonte prej 21 vjetësh, shkruan albeu.
Më pas ajo fitoi medaljen e argjendtë në 1500 metra në Mitingun Ndërkombëtar të Ostravës, në Republikën Çeke.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.