Parukieri i Kim Kardashian, Chris Appleton bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i tij, Lukas Gage më 13 nëntor dhe tani një raport i ri pretendon se ai e kërkoi divorcin pasi mori vesh disa lajme të tmerrshme.
"Lukas tradhtoi Chrisin dhe ai e zbuloi gjatë fundjavës", tha një burim i brendshëm.
Miku dhe parukieri personal i Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Lukas më 13 nëntor, vetëm gjashtë muaj pasi u martuan në Las Vegas.
Chris thuhet se në dokumentet përmendi "dallimet e papajtueshme" si arsyen kryesore për ndarjen, raporton Hollywoodlife, transmeton Klankosova.tv.
Për më tepër, ai renditi 10 nëntorin si datën e ndarjes zyrtare nga bashkëshorti i tij tashmë i larguar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.