Profesori i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës, Lul Raka, e ka falënderuar Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, pasi ka fituar çmimin “Europiani i Vitit 2020”.
Lajmin për ndarjen e këtij çmimi e ka bërë të ditur shefja e kësaj zyre, Nataliya Apostolova, përmes një videoje që ka shpërndarë në Twitter, njofton Klan Kosova.
Ndërsa mikrobiologu Reka e ka shpërndarë të njëjtën video në llogarinë e tij dhe ka shkruar mbi të “Thank you”.
Kujtojmë se ky çmim i ndahet të nominuarit më të votuar në faqen e Facebook-ut.
Thank You! https://t.co/Q4iWLcB6tP
— Lul Raka (@RakaLul) May 9, 2020
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.