14.07.2020 · përditësuar para 2171 dite1 min lexim
Mikrobiologu, Lul Raka, ka reaguar pasi që në disa media online ka qarkulluar lajmi kinse ai ka paralajmëruar një katastrofë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Raka thotë se mesazhi që është shpërndarë në emër të tij është i rrejshëm, teksa ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër virusit, përcjellë Klan Kosova.
''Të nderuar/a,
Mesazhi që është shpërndarë nëpër portale (për “katastrofën” që na pret), në emrin tim është lajm i rrejshëm!
MBANI MASKËN!
Shpëtoni veten, më të dashurit tuaj dhe Kosovën!''.
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.