Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha të enjten se do të kandidojë për rizgjedhje vitin e ardhshëm, duke kërkuar një mandat të katërt në detyrë.
Duke folur gjatë një vizite shtetërore në Indonezi së bashku me Presidentin Prabowo Subianto, Lula tha se mbetet plot energji pavarësisht moshës së tij, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
"Do të jem 80 vjeç, por kam të njëjtën energji që kisha në moshën 30 vjeç. Do të kandidoj për një mandat të katërt në Brazil", tha Lula.
Mandati i tij aktual përfundon në fund të vitit 2026. Udhëheqësi i majtë ka fituar tashmë tre zgjedhje presidenciale - në vitin 2002, 2006 dhe 2022.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.