Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me bazë në Gjenevë të Zvicrës, po kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Dizajnimin e bëri një ish-ushtar i UÇK-së që lules me katër petale i dha shumë kuptime, ashtu si edhe viktimat nga lufta që përfshihen në mënyrë figurative.
Kështu po synohet sensibilizimi i opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar. Topi tani është në anën e institucioneve shtetërore të vendit.
Në shumë shtete të botës, lulëkuqet shërbejnë si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit.
https://www.youtube.com/watch?v=Kc2R-bF8t68
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.