Lajmet e fundit

Lisa Waud, që me profesion është luleshitëse ka marrë përsipër që shtëpitë e shkatërruara dhe të braktisura ti "kthejë në jetë" duke i mbushur ambientet e tyre plot me lule.
Waud tha se projekti i saj që quhet "Shtëpitë e luleve" u inspirua nga artistët Christo dhe Jeanne-Claude të cilët e zbukuruan urën Pont Neuf në Paris.
Lisa Waud së fundmi ka blerë një shtëpi të braktisur në Detroit të cilën deri në muajin tetor do ta mbush me 100.000 lule, transmeton Klan Kosova.
"Kam shpresën se njerëzit do ti shohin shtëpitë dhe hapësirat e braktisura si mundësi për të krijuar art në to dhe për më tepër ti përdorin në mënyrën më të mirë të mundshme duke i kontribuar ambientit" shprehet Waud.
Më poshtë janë disa foto të këtij projekti.
klankosova.tv
Fotot e hapësirave para se Waund të marrë përsipër
Fotot e hapësirave pas zbukurimit me lule