Dy qytetarë janë gjobitur sot nga policia për prishje të rendit dhe të qetësisë.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
"Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)", deklaroi Zaiti për Klankosova.tv.
Ngjarja ndodhi për një mosmarrëveshje në trafik, derisa Klankosova.tv mëson se njëri prej të përfshirëve është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.