23:15 - Blerando: Dashurinë e publikut do ua kthej me art (VIDEO)
Ish-banori, Blerando ka thënë se është befasuar me dashurinë e publikut që ka gjetur jashtë shtëpisë në Post Big Brother.
Ai thotë se këtë dashuri do ua kthejë përmes artit të tij.
“Unë do të mundohem publikut që dashurin që ma kanë dhënë, diqysh mënyra qsyh ua kthy me artin tim. Qysh e kam bërë gjithmonë artin qysh kam punuar gjithë. Me shti zemrën teme në këngët e mia”, është shprehur Blerando.
“Tash normalisht që e kam pritur jashtë më ka befasuar shumë, është një lloj presioni, nuk është diçka që ndryshon prej stilit, arti është art”.
https://youtu.be/8t6sZqH5b_Y
23:14 - Kader: Po të mos lidhesha me Lumin do të qëndroja më gjatë në lojë (VIDEO)
Kaderi është përgjigjur pyetjes së publikut se nëse ajo nuk do të ishte lidhur me Lumbardhin do të mund të qëndronte më pak brenda shtëpisë.
Ajo është shprehur se do të qëndronte më gjatë nëse nuk do të lidhej me Lumin.
“Jo nuk mendoj ashtu, mendoj se do të qëndroj amë gjatë nëse nuk do të lidhesha me Lumin”, ka thënë Kaderi.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=PH1qAlagBE0
23:09 - Edona flet për raportin me Santianën (VIDEO)
Edona është pyetur nga publiku se a ka të njëjtin mendim për Santianën, njësojë siç ka deklaruar në një Instagram Live.
E Edona është përgjigjur se ajo ka të njëjtin mendim, njëkohësisht nuk ka asnjë mendim për Santinanën.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:05 - Anita, ish-banorëve: Uroj që të dini ta përdorni famën (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, u ka thënë ish-banorëve se kanë fituar famë nga spektaktli më i madh në vend.
“Secili nga ju keni bërë lojë shumë të mirë, ju keni dhuruar dhe prandaj ka qenë audienca më e shikuar e këtij spektakli”.
“Secili nga ju keni dhuruar shou, emocione, keni dhuruar lojë, keni dhuruar debate”.
“Unë do të doja të fokusoheshit në projektet e ardhshme, uroj që të fitoni nga fama që keni marrë”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=fEtOctJ-tvE
23:04 - Çka iu thotë Lumbardhi atyre që janë kundër tij? (VIDEO)
Fituesi i Big Brother VIP Kosova iu ka përgjigjur pyetjeve të bëra nga publiku.
Lumi për të gjithë ata që janë kundër tij tha se është e kuptueshme që të gjithë mos ta duan, ndërsa tani është vetëm duke e shijuar lirinë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:47 - Shqipja: Loja me mua i bëri mirë Blerandos (VIDEO)
Shqipja është shprehur se loja e Blerandos është ngritur vetëm për shkak të saj, posaçërisht pas lojës me tuta.
“Loja me mua i bëri mirë Blerandos, pati disa suksese më pas”, është shprehur Shqipja.
Po ashtu ajo përsëri ia tha Blerandos se ai ka treguar vetëm fytyrën e tij të vërtetë brenda shtëpisë.
22:43 - Me pas dashtë me lujt e kisha fitu Big Brother, thotë Monika
Ish-banorja Monika thotë se nuk e ka merituar të dalë nga shtëpia në Post Big Brother.
Monika vlerëson se të kishte luajtur me të vërtetë do të kishte fituar.
“Unë nuk e kam merituar të dalë në shtëpia, çdo kush ka dyshimet e veta, gjithkush e çmon veten, dhe e sheh veten te secili njeri jashtë. Ky i ka fansat e veta, kjo të vetit, tash secili e përfaqëson veten dhe flet çka mendon”, u shpreh Monika.
https://www.youtube.com/watch?v=sWnXLdhTBoM
“Mendoj që sivjet lojtar nuk ka pasë. Me pasë dashë më lujt pernime kisha fituar. Qëllimet e mia i kom ditur”.
“Po ndjej tension sikur në shtëpi. Interesant po ndodh edhe jashtë. Brenda kanë pasë lojë. Herë thonë kemi pasë herë s’kemi pasë. Me ka penguar që nuk kanë mbajtur qëndrim”, ka thënë Monika Salihu.
“Mua kushdo që me ofendon, ose i them dikujt diçka më shumë se që duhet e mbaj një ‘huj’, sepse dhem kur të thotë dikush diçka. Edhe në lojë e kam marrë personale. Këta gjithçka bëjnë për famë”.
https://www.youtube.com/watch?v=PbxPW3GMcQs
22:38 - Mane: Big Brother i sivjetëm na befasoi (VIDEO)
Opinionisti, Bledi Mane është shprehur se ky edicion i Big Brother VIP Kosova ka qenë befasues.
Ai tha se të gjithë banorët kanë qenë unik dhe kanë dhënë shumë nga vetja.
“Banorët e Big Brother VIP Kosova nuk ishte kopje a asnjë Big Brother tjetër”, është shprehur Mane.
https://www.youtube.com/watch?v=aN0lNWZ6LYw
22:32 - Vesa i del në mbrojtje Edona James, për intervistën në mediat serbe (VIDEO)
Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa i ka dalë në mbrojtje Edona James, ish-banores tjetër për një intervistë të sajën që ka qarkulluar në rrjete sociale të cilën e kishte realizuar para 10 vjete për një mediu serb.
Vesa në Post Big Brother tha se Edona asnjëherë nuk ka thënë se ndjehet serbe.
“Intervista e Edonës me siguri ka qenë para më shumë se dhjetë vjet, edhe në atë kohë e kanë bullizuar shqiptarët, në këtë mënyrë edhe e ka bërë intervistën, është ndjerë shumë keq”.
“Nuk është ndjerë shqiptare, është ndjerë gjermane, por kurrë nuk ka thënë se është ndjerë serbe. E di unë përmendësh intervistën”, ka thënë Vesa. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=MX1VG2oqcZs
22:24 - Blerando: Nuk e prita që Meti do të reagonte ashtu (VIDEO)
Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Blerando është shprehur në Post Big Brother se ai nuk e ka pritur që Meti do të reagonte për situatën që është krijuar mes tij dhe Metit.
Po ashtu ai tha se e ka provokuar Metin për lojë, por jo që të arrinte deri në atë pikë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:08 - Kaderi debaton me Edonën për Lumbardhin (VIDEO)
Ish-banorja Kaderi ka zhvilluar një debat me Edonën në Post Big Brother.
Kjo pasi Edona tha se fitoren e ka merituar dikush tjetër.
“Po dua me repliku me Edonen. Së pari dua me repliku me Edonen që tha që ka fituar Edona, që ia ka marr babi Lumit, që ia ka paguar, nuk është aspak e vërtetë”, tha Kaderi.
“Edonen e ka penalizuar ana e saj, me intervistat që ka qenë në Serbi, unë mundem me fol çka të dua. Loja e jote që të kanë bullizuar të gjithë”.
Ndërkohë Edona ia ktheu Kaderit.
“Je mësuar me i kërcy të gjithëve si pela”, tha Edona.
https://www.youtube.com/watch?v=riRQ3F5SIrI
22:01 - Blerando i kërkon Shqipes t’ia kthejë Follow-in në Instagram (VIDEO)
Blerando në Post Big Brother ka kërkuar diçka nga Shqipja.
Ai i tha asaj që shtatë ditë është duke e pritur që t’ia kthej followin në Instagram.
Më tutje Blerando i kërkoi asaj po këtë gjë në këtë spektakël, që t’ia kthejë Shqipja followin.
Ndërsa Shqipja i tha se ajo e ka kontaktuar atë po në Instagram.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:00 - Blerando: Unë jam fitues i këtij Big Brother-i (VIDEO)
Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka thënë se nuk mendon se është penalizuar në lojën e tij.
Ai në Post Big Brother është shprehur se e ndjen veten fitues në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.
“Në lojën time nuk më ka penalizuar asgjë, publiku e ka parë çfarë loje kam bërë”.
“Jam i lumtur, mendoj se jam fitues i Big Brother”, ka thënë Blerando. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=A9Nn_v15JzI
21:51 - Anita: Në një format sikur Big Brother gjithmonë do të përfolesh (VIDEO)
Opinionistja, Anita Haradinaj ka folur rreth asaj se si është kur bëhesh pjesë e një formati si Big Brother VIP Kosova.
Ajo është shprehur se kur rrezikon dhe bëhesh pjesë e një shou të tillë, gjithmonë do të përfolesh.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=vb4bjfsNf2A
21: 49 - Lumi: Fitoren ma siguroi kultura dhe durimi im (VIDEO)
Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, ka treguar arsyet se cilat mendon që janë arsyet që ai ka fituar.
Ai ka thënë ka treguar durim dhe kulturë në lojën e tij.
“Nga dita e parë unë kam ra e jom zgju, nuk jam dorëzuar asnjëherë. Kam krijuar dinamika dhe e kam luajtur lojën fer, kështu që kam treguar edhe kulturë”, ka thënë Salihu. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Mb1oUSnVdHM
21:42 - Blerando: Nuk e besova tërë këtë dashuri të publikut (VIDEO)
Njëri ndër finalistët e Big Brother VIP Kosova, Blerando është shprehur se është shumë i gëzuar dhe është falënderues për gjithë dashurinë që po ia kushton publiku.
Ai më tutje u shpreh se nuk është duke e ditur se si t’ia kthej këtë dashuri atyre.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:38 - Bledi komplimentin Mbresën
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka zgjedhur fjalët për të ju drejtuar prezantueses, Mbresa Hajrullahu në spektaklin Post Big Brother.
“Dua të të bëj një kompliment kështu publikisht. Të kam parë në mbrëmjen e fundit por qenke shumë e mirë nga afër”, është shprehur Mane.
“Uroj të vazhdosh të jesh kështu edhe nga pamja fizike edhe në prezantim të spektaklit. Mos ju ndaj televizionit. Gjithmonë duhet të besosh tek komplimentet e meshkujve sepse femrat janë xheloze”.
https://www.youtube.com/watch?v=otCF9C1eWqE
21:35 - Vesa: Javën tjetër do të sjell shumë supriza për fansat (VIDEO)
Vesa Vllasaliu në Post Big Brother ka paralajmëruar se javën tjetër do të ketë surpriza për fansat e saj.
Ajo po ashtu tha se me të gjithë banorët mban marrëdhënie të mirë, edhe me ata q ka pasur debate e zënka.
Për detaje më të hollësishme ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=49HvYiYCIQ8
21:31 - Mane: Nuk mendova që fiton Lumbardhi, besoja tek Shqipja (VIDEO)
Opinionisti, Bledi Mane ka komplimentuar punën e produksionit për një finale madhështore.
Ai tha se ishte një finale që nuk dihej se kush do të ishte fituesi, dhe kjo ishte e mira e tij.
Mane tha se nuk besonte se Lumbardhi do të merrte titullin fitues, pasi sipas tij përballjen duhet ta kishin Shqipja dhe Blerando.
21:30 - Kaderi: Gratë po më thonë lum ajo shtëpi që ta ka nuse (VIDEO)
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kaderi, ka folur pas përfundimit të edicionit të dytë të shout më të madh në vend.
Kaderi sonte po merr pjesë edhe në "Post Big Brother" që po transmetohet direkt në Klan Kosova.
Ajo tha se ka marrë shumë pozitivitet, ku edhe tha se "kur më shihnin gratë nëpër rrugë më thoshin që çdo shtëpi ka pasur qejf ta ketë një nuse si ti", njofton Klankosova.tv.
Për ta parë deklarimin e Kaderit, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=OrVt9hf6jXY
21:27 - Edona: Shqipja i ka blerë ndjekësit në rrjete sociale (VIDEO)
Finalistja e Big Brothet VIP Kosova 2, Edona James edhe në Post Big Brother nuk është kursyer me debate.
Ajo ka akuzuar Shqipen se i ka blerë ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërsa për vete ajo tha se të gjithë fansat e saj i ka të vërtetë.
21:20 - Shqipja dhe Edona vazhdojnë debatin edhe në Post Big Brother (VIDEO)
Shqipja dhe Edona siç duket nuk kanë lënë anash hatër-mbetjet mes tyre.
Me fillim të Post Big Brother VIP Kosova debatet me njëra-tjetrën kanë filluar.
Edona ishte ajo që ia filloi përplasjes me fjalë, duke e quajtur Shqipen gënjeshtare.
Ndërsa Shqipja tha se është Edona ajo që është e njëjta si ishte brenda shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=ZllIvgEXN4E
Ka filluar spektakli, Post Big Brother VIP Kosova 2.
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend do të diskutojnë për zhvillimet që kanë ndodhur brenda, debatet e emocionet që janë krijuar.
Të pranishëm janë fituesi i këtij edicioni, Lumbardh Salihu, Shqipe Hysenaj, Edona James, Kader Kicaj, Vesa Vllasaliu dhe Monika Salihu.
Po ashtu opinionistë janë Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.
https://www.youtube.com/watch?v=LCQHokq40wU
●●●
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.