Rezultatet e mostrave që u morën në lumenjtë Llap, Sitnicë, Lepenc dhe Drenicë treguan se këta po kalojnë nivelin më të lartë të ndotjes.
Kjo u mor vesh kur organizata “PEN”, në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, bëri krahasimin e mostrave të marra në burim të lumit me ato ku i njëjti kalon në pjesën urbane.
Ky hulumtim u bë në kuadër të kampanjës “Kriza për ujë të pastër”, që për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.
Ekspertët e kësaj fushe thanë se niveli qendror duhet të bëjë më shumë në ndërtimin e impianteve për pastrimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, të cilat kanë kapluar lumenjtë duke e rritur nivelin e tyre të ndotjes.
https://www.youtube.com/watch?v=vLQR9GLRwrg&t=1s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.