Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka vizituar sot Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ku ka analizuar punën e kësaj prokurorie së bashku me Kryeprokurorin, Shukri Jashari dhe prokurorët e kësaj prokurorie.
Lumezi ka kërkuar nga prokurorët e Ferizajt që t`u japin prioritet lëndëve të korrupsionit dhe lëndëve të kontrabandimit me mallra dhe tregti të ndaluar.
I pari i Prokurorisë së Shtetit ka kërkuar që kjo prokurori të ngris bashkëpunimin me institucionet tjera si Policinë e Kosovës, Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar që konfiskimi dhe sekuestrimi i mallrave të përfituara në mënyrë të kundërligjshme të ketë prioritet nga të gjithë prokurorët, si dhe ka kërkuar nga ta që çdo lëndë të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet në Gjykatë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.