Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Savër të Lushnjës, ku janë përfshirë dy automjete.
Të plagosur kanë mbetur shtatë persona, prej të cilëve tre ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Siç raporton Top Channel, një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.
Pas përplasjes së fortë, automjeti AMG 63 është përfshirë nga flakët. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ku po marrin trajtim të specializuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.