Rep artisti, Machine Gun Kelly, i cili po zhvillon turneun evropian të albumit “Mainstream Sellout”, kësaj radhe ka marrë me vete edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Casie.
Ylli i hitit "Papercuts", 32 vjeç, ndau me fansat e tij, disa imazhe të shkrepura përgjatë aventurës së re evropiane dhe koncerteve të mbajtura mes Francës e Italisë.
“Është turneu i parë i vajzës sime në Evropë”, shkroi ai në fotografitë e ndara me ndjekësit e tij në Instagram, shkruan Page Six, transmeton KlanKosova.tv.
Në këto foto, dyshja babë-bijë pozuan pranë Muzeut të Luvrit në Paris, si dhe ndanë imazhe edhe nga vizita në studion e stilistit me famë botërore, Rick Owens.
Atyre iu bashkuan gjithashtu një mori miqsh të këngëtarit, së bashku me të fejuarën e tij, Megan Fox, e cila pozoi pranë çiftit me plot buzëqeshje.
Kelly u takua me Fox në vitin 2020 në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”.
Ata u fejuan në janar të këtij viti dhe dhëndri i ardhshëm ka konfirmuar që shoku i tij, komediani, Pete Davidson do të shërbejë si një nga dëshmitarët në ceremoninë e martesës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.