Një mace është identifikuar si e dyshuara kryesore për tentim vrasjen e një gruaje të moshuar, e cila është gjetur e mbuluar me gjak në shtëpinë e saj në Japoni.
82-vjeçarja Mayuoko Matsumoto është gjetur nga vajza e saj në gjendje të rëndë, me rreth 20 prerje në fytyrë.
“Kur e gjetëm, gjaku mbuloi çdo gjë mbi mjekrën e saj dhe fytyrën e kishte të zhytur. Nuk e di çfarë ndodhi”, deklaroi e bija.
Raportohet se e moshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është në gjendje të flasë, ndërsa hetuesit nuk gjetën asnjë shenjë të ndërhyrjes me dhunë dhe dyshojnë se plagët janë shkaktuar nga një mace.
Ata kanë gjetur gjurmë që besohet se janë të gjakut të njerëzve në disa prej maceve që janë gjetur rreth shtëpisë së të moshuarës dhe pritet që testet të japin rezultatet, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.