Një kafshë shtëpiake që sot feston ditëlindjen e saj të 32-të në Britani, mund të jetë macja më e vjetër e gjallë në botë.
Lila Brissett, 71-vjeçare nga Norwich i Anglisë tha se macja e saj, Rosie, ka lindur më 1 qershor 1991 dhe po feston ditëlindjen e saj të 32-të të enjten me një tortë me salmon të përgatitur nga një pronar lokali i një kafeneje macesh.
"Ajo e ka ngrënë gjysmën e tortës së salmonit tashmë -- pres që të zgjohet në drekë dhe të hajë pjesën tjetër", tha Brissett për Norwich Evening News, transmeton Klan Kosova.
Brissett e adoptoi Rosie-n kur ajo ishte vetëm kotele dhe tha se macja ka qenë tek veterineri vetëm dy herë - një herë për t'u sterilizuar në vitin 1991 dhe herën e dytë rreth pesë vjet më parë për t'u trajtuar për një kist.
Brissett tresoi se ka qenë në kontakt me zyrtarët e Guinness-it për certifikimin e Rosie si macja më e vjetër që jeton.
Mbajtësja aktuale e rekordeve, një banore tjetër e Anglisë e quajtur Flossie, ishte 26 vjeç e 316 ditë kur u certifikua në nëntor 2022.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.