Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Canis Dosemeci, pronarja e maces me emrin Midas, thotë se atë e kishin vënë re miqtë e saj në oborrin e shtëpisë së saj.
Dosemeci ka hapur për macen edhe profil në rrjetet sociale për të mundësuar që kjo mace e veçantë të shihet nga njerëzit e tjerë, duke shtuar se profili ndiqet nga shumë persona nga jashtë.
Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë në vend që t’i blejnë ato. Bashkëshorti i saj, Cengiz Döşemeci, tha se macja shkon shumë mirë me qenin e tyre Suzy, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur për këtë fenomen, veterineri Reshat Nuri Aslan thotë se ishte shumë i befasuar kur pa macen për herë të parë dhe vuri në dukje se ky është një mutacion gjenetik shumë i rrallë.
Aslan theksoi se tek macja, kocka e nofullës është tërhequr pak mbrapa dhe kjo është arsyeja pse gjuha e maces është gjithmonë pak përpara, por që nuk ndërhyn në ushqyerjen e maces.
“Bishti i saj është gjithashtu pak më i shkurtër se macet e tjera. Dhe ky është rezultat i një mutacioni gjenetik. Unë besoj se struktura e trurit është e ndryshme. Kjo mace është e veçantë, madje nuk mjaullin shumë me zë të lartë”, tha Aslan.
Veterineri shpjegoi se rritja e Midasit është e barabartë me atë të maceve të tjera dhe se macja është në gjendje të mirë shëndetësore.
[caption id="attachment_1637582" align="alignnone" width="640"]

[/caption]

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.