Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se mesazhi kryesor i ditës nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë ishte i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Tahirit, Rama tha se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe mbase sipas tij, kjo do të jetësohet deri në vitin 2030 kur Shqipëria bashkë me Malin e Zi pritet të bëhen anëtaret më të reja të Unionit.
Ndërsa, ai tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta kalojë natën në Tiranë dhe nesër do të ketë takim bilateral me kryeministrin Edi Rama dhe do të jetë pjesëmarrës në një samit ku do të flitet për ekonominë.
https://www.youtube.com/watch?v=HSRkWjIG1Gk&t=1s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.