Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu u shpreh presidenti francez gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për turizëm, transmeton Klankosova.tv.
“Unë shpresoj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi, në këtë mënyrë të bëjmë avancimin. Është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, u shpreh Macroni.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.