Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të enjten priti në Paris udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
E para e shtetit njoftoi se u diskutua partneriteti mes Prishtinës e Parisit, për dinamizmin e dialogut me Serbisë dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme. Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri”, shkroi Osmani.
Osmani, shtoi se Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për paqe, stabilitet për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Kurse presidenti Macron sipas saj potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Se çka i tha krejt Macroni, theksoi se “nuk guxon” të tregojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shtoi se ekzistonin mundësi për takim me Kurtin, por tani nuk e beson se një gjë e tillë do ndodh.
“Unë solla edhe dokumente për targat për të cilat po flasim. Ia tregova Emmanuel Macronit, dokumentet e i thashë urdhëroni zotëri president dhe shihni. A po shkruan këtu KS/RKS. Po pra kështu shkruan, ne vetëm këtë e duam. Por ata nuk duan këto t’i lëshojnë sepse i hoqën me vendim të njëanshëm më 2020, për shkak se ato janë targa neutrale ndaj statusit”, tha Vuçiq.
Të premten si kryeministri i Kosovës ashtu dhe kryetari i Serbisë, do takohen ndaras me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell po në Paris.
Nga BE-ja thanë se këto biseda kanë për qëllim zbutjen të tensioneve aktuale dhe për të avancuar dialogun e lehtësuar nga Unioni.
Në kryeqytetin francez të premten organizohet Forumi Ndërkombëtar i Paqes.
https://www.youtube.com/watch?v=N6isQr-mjEE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.