Ikona e muzikës pop, Madonna, e cila në vitin 2003 bëri bujë duke u puthur në mes të skenës së MTV-së me këngëtaren, Britney Spears, së fundmi ka ngjallur dilema rreth orientimit të saj seksual, ndërsa e njëjta ka publikuar një video në rrjetin social të TikTok-ut.
https://www.tiktok.com/@madonna/video/7152605555830426923?embed_source=null_null_null&is_from_webapp=v1&item_id=7152605555830426923&refer=embed&referer_url=telegrafi.com%2Fmadonna-nxit-spekulime-se-eshte-homoseksuale%2F&referer_video_id=7152605555830426923
“Nëse më mungon, unë jam homoseksuale”, ka shkruar ajo krahas videos, teksa tutje shihet duke hedhur një palë të brendshme rizë në koshin e plehrave.
Kaq, mjaftoi që fansat të nisin komentet e tyre drejt postimit të Madonnas.
“Jemi dëshmitarë të historisë?”, shkroi një ndjekeës, ndërsa një tjetër shtoi – “"A sapo doli Madonna? Dhe unë jam duke e dëshmuar atë në kohë reale?".
Ani pse, ylli i hitit “La isla bonita” kishte qenë dy herë e martuar në të kaluarën me Sean Penn (1985-1989) dhe më pas me Guy Ritchie (2000-2008), ajo gjithashtu ka qenë e hapur për identitetin e saj seksual.
Në vitin 1991, Madonna foli për teorinë e saj personale rreth seksualitetit, "të gjithë kanë një natyrë biseksuale", pati thënë ajo për People, shkruan Klankosova.tv.
Madonna njihet për personalitetin e saj kontravers, por mbetet të shihet në vazhdim se si do të reagojë pas të gjitha pretendimeve në videon e fundit, që shpejt u bë virale.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.