Madonna po kalon ditët e fundit të verës me fëmijët e saj. Këngëtarja postoi fotografi në “Instagram Story” të katër fëmijëve të saj më të vegjël duke u argëtuar në një festë në pishinë.
Në imazhin e parë, u shfaq një tavolinë ngrënieje e mbushur me ushqime për festën, ku balonat shumëngjyrëshe dhe shiritat zbukuronin tavanin. Madonna ka pozuar e ulur në ambientet e mbyllura pranë tavolinës së dekoruar në një dhomë të gjerë ndenjeje në një foto tjetër të shpërndarë.
“Fundi i argëtimit veror”, ka shkruar Mbretëresha e Pop-it në mbishkrimin e saj për foton e parë, duke shtuar një seri emoji-sh me temë verore.
Pamjet e tjera tregojnë njërën nga vajzat e Madonnas duke kërcyer dhe duke bërë rrokullisje në pishinë. Në një tjetër pozë, një nga binjakët e saj dha një buzëqeshje të madhe duke mbajtur një akullore të madhe në duar.
Vajzat e këngëtares u shfaqën duke u argëtuar, kërcyer e duke u kënaqur me shoqërinë e tyre.
Dy fëmijët e saj më të mëdhenj, vajza Lourdes Leon 26-vjeçe dhe djali Rocco Ritchie 23-vjeç, nuk u panë të pranishëm në fotot e shpërndara.
Nëna e gjashtë fëmijëve ka pasur një muaj të gjatë, pasi festoi ditëlindjen e saj të 65-të më 16 gusht dhe ditëlindjen e 16-të të djalit të saj Rocco më 11 gusht. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.