Bandat shqiptare janë bërë ndër më të fuqishme në veprimtaritë kriminale në Ekuador.
Grupet mafioze me bazë në Britani të Madhe madje edhe po rekrutojnë adoleshentë në zonën e Guajakit, për t'i trajnuar si vrasës dhe për t'i sjellë ata në Evropë.
Një hulumtim i mediumit britanik The Telegraph tregon se bandat shqiptare tashmë e kontrollojnë tërë zinxhirin transportues të drogës nga Amerika Latine për në Evropë. Kurse sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, nëntoka e Britanisë tashmë dominohet nga shqiptarët.
The Telegraph raporton se adoleshentët duhet të kryejnë vrasje brenda famlijeve të tyre që të pranohen si anëtarë të bandave shqiptare, gjë që ka nxitur luftë me mafian vendore në Ekuador, të cilat ankohen se shqiptarët po ua marrin vrasësit më të mirë për t'i punësuar në Evropë.
Sipas inteligjencës së këtij shteti, bandat shqiptare preferojnë bashkëpunim me disa prej grupeve më të forta mafioze brenda, për ta siguruar transportin e drogës.
Dy zinxhirët kryesorë me qindra tonelata drogë shfrytëzohen përmes Kolumbisë dhe Perusë.
Ekspertët besojnë se shqiptarët veprojnë si rrjet i lirë, pa ndonjë lider në krye të bandës. Por pasurimi i tepërt ka shkaktuar fërkime, sa vetëm në Gajaki, në vitet e fundit kanë ndodhur pesë vrasje ndërmjet tyre. Një nga ta është Dritan Rexhepi, një nga bosët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador, që lau hesapet me rivalin e tij në Britani, Ndrek Prenga, duke ia vrarë vëllanë.
Sipas The Telegraph, deri te kjo situatë ka ardhur nga migrimi i shqiptarëve në Britani, për shkaqe ekonomike, e që pastaj ia kanë kaluar mafias italiane, duke u bërë grupi më i madh i drogës në këtë vend.
https://www.youtube.com/watch?v=k7caSrjwTWc
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.