Një prej problemeve kryesore me të cilat ndeshemi tek pajisjet inteligjente është se ato nuk janë aq personale sa do të donim.
Normalisht, mund të vendoset fjalëkalim, apo të përdoret sensori i gishtërinjëve.
Por, është e pamundur të ndaloni të tjerët t’i hedhin sytë pajisjes tuaj për të parë ç’po bëni.
Gjatë eventit teknologjik të zhvilluar në Pekin, Lenovo zbuloi idenë e saj për krijimin e një ore me dy ekrane. Magic View ka një ekran dytësor të fshehur në pjesën e rripit. Ky ekran përdoret për të parë foto dhe video.
Për të parë video në ekran të këtillë duhet teknologjia e ‘reflektimit optik’, e cila projekton imazhet tek retina me madhësi 20 herë më të lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=DEQu6W-MIC8
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.