Dielli nis të fshehët pas kodrës, e publiku të mbush fushën e festivalit.
“Sunny Hill” shndërroi tokën nën qiellin e hapur në Bërnicë, në epiqendër të muzikës botërore, raporton Klan Kosova.
Jehona e tingujve muzikorë shkoi lart natën e parë, e për to u bënë bashkë mijëra njerëz nga Kosova e bota, e një ishte arsyeja: Dua Lipa që po i priste prapa skenës.
Që para fillimit, publiku ishte i mbushur me emocione dhe pritje. Skena madhështore dhe dritat e saj shndrisnin vendin. Energjia ndihej në ajër shumë përpara akordit të parë.
Pritja e fansave shpërtheu me superyllin turk Edis, që ndezi skenën me këngë e vallëzim.
Kur yjet natën pushtuan qiellin, krejt këta i la në hije një i tillë në tokë, që zbarkoi në skenë.
Emri kryesor i krejt festivalit, Dua Lipa, u shfaq me një shou dyorësh, drita magjike dhe skenografi mbresëlënëse.
Ajo zbriti nga skena për të përshëndetur fansat dhe kulmoi emocionin duke kënduar shqip me të atin, Dukagjin Lipa.
Magjia e “Sunny Hill” vjen edhe nga ata që e bëjnë të mundur siç është Klan Kosova që sjell çdo çast, ArtMotion me cilësinë e transmetimit, e Prince Caffe me aromën e natës dhe Comodita për rehatinë në mes të adrenalinës.
https://www.youtube.com/watch?v=dgKgBiF7Id0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.