Lajmet e fundit

Në Everest sot pati edhe një rekord
Spanjolli 29 vjeçar, Kilian Jornet e ka arritur sot një rekord të shpejtësisë teksa ka bërë hapa drejt Everestit.
Sipas The Himalayan Times, Jornet e ngjiti Everestin për vetëm 26 orë. Ai rrugën e bëri nga ana veriore – Tibet, prej kampit bazë 5100m deri në 8848m.
Ai madje nuk ka përdorur as oksigjenin shtesë dhe as litarët e fiksuar – e që me këto dyja bashkë, kjo rrugë alpinistëve të zakonshëm u merr rreth një javë kohë.
"Deri kur arrita në 7700m isha duke u ndjerë shume mirë dhe po shkonte gjithçka sipas planit tim, por më pas kisha një dhimbje të madhe në stomak dhe pastaj vendosa të lëvizja ngadalë për të rimarrë veten, megjithatë arrita ta ngjis majën në mesnatë", tha Jornet, i cili ka rekorde të shpejtësisë edhe në shumë maja tjera të botës, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BUYrps2Aa1k/?taken-by=kilianjornet&hl=en
Por në Everest pati edhe ngjitje tjera interesante...
Majën e botës sot e ka shkelur edhe një i verbër – Andy Holzer. Ai ishte pjesë e një ekipi austriak, i cili përbëhej nga tre anëtarë. Hozler ëndrrën e tij e realizoi falë ndihmës së shkove Wolfgang Klocker dhe Klemens Bichler. Ai u bë njeriu i dytë i verbër që arrin këtë maje.
Në anën tjetër alpinisti 55 vjeçar, Dujmovitsi u bë gjermani i parë që ngjet 14 majat plus 8000m pa përdorur oksigjen shtesë.
Everestin po presin ta pushtojnë edhe qindra alpinistë të tjerë, në mesin e të cilëve janë edhe Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj.
klankosova.tv